Rtv Pendimi
Lajme

Johnson-Erdogan diskutojnë për Sirinë, kërkojnë takim me Macron dhe Merkel

Kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan duan të takohen me krerët gjermanë dhe francezë për të diskutuar operacionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë.

Kabineti i Johnson tha se kryeministri britanik dhe Erdogan kishin rënë dakord të kërkonin një mundësi për t’u takuar me presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar situatën aktuale, si dhe çështje të migracionit dhe antiterrorizmit.

Johnson e përshkroi marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA si një “hap në drejtimin e duhur”.

Sidoqoftë, ai theksoi se ka ende shqetësime të mëdha për operacionin ushtarak të Turqisë në verilindje të Sirisë.

Armëpushimi hyri në fuqi të enjten mbrëma në mënyrë që kurdët të tërhiqeshin nga verilindja e Sirisë dhe planifikohet të zgjasë pesë ditë deri të martën.

Të ngjajshme

Tërnava takohet me ministrin saudit, Arabia Saudite e gatshme për ta ndihmuar Kosovën

Urim Isma

Osmani takon diplomatët norvegjez: Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar

Urim Isma

Bombonjerë në formë të Shqipërisë së Madhe në raftet e Serbisë

Urim Isma

Presidenti Thaçi: Feja në Kosovë në shërbim të forcimit të paqes dhe tolerancës

Urim Isma

Në Kosovë ka shkallë të ulët të ndëshkimit të korrupsionit

Urim Isma

Shpalosi në Tivar flamurin shqiptar, gjobitet 300 euro dhe dëbohet nga Mali i Zi

Urim Isma

Moti i keq në Itali, përmbytet për herë të tretë Venecia

Urim Isma

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë “mjegulla vrasëse” në qytetet e mëdha

Urim Isma

Shqipëri, mbahet aktiviteti “Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Kushtrim Guraj