Rtv Pendimi
Lajme

Joseph Nye: “SHBA dhe Turqia kanë më shumë interesa sesa dallime”

Washingtoni dhe Ankaraja kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa dallime, tha profesori amerikan i shkencave politike, Joseph Nye, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne kemi patur momente të vështira në marrëdhëniet SHBA-Turqi gjatë viteve të fundit, disa dallime shumë reale, por unë ende mendoj se interesat e përbashkëta që ne kemi janë më të mëdha se dallimet”, tha për AA Nye, profesor në Universitetin e Harvardit.

Vërejtjet e tij erdhën dje pas një paneli të titulluar “Strategjia e politikës së jashtme të SHBA-së dhe Sfidat” të organizuar nga Fondacioni i Trashëgimisë Turke.

Ai përmendi blerjen e sistemit rus të raketave S-400 dhe mbështetjen e SHBA-së për PYD/YPG-në, degën siriane të organizatës terroriste PKK, si “dallime shumë reale” midis dy vendeve.

Profesori Nye tha se të dy vendet duhet të bëjnë çmos për të mbajtur dallimet jashtë temave kryesore dhe të ulen në “bisedime të vështira” për të zgjidhur dallimet.

“Kjo duhet të trajtohet në atë mënyrë që do të na mundësojë të ruajmë interesat tona të përbashkëta”, tha Nye.

“Ne do të duhet të gjejmë mënyra për të bërë kompromise, pazare, limite dhe kështu me radhë”, shtoi ai.

Turqia dhe SHBA aktualisht po përjetojnë marrëdhënie të ashpra rreth disa çështjeve, përfshirë mosmbështetjen e kësaj të fundit për grupin terrorist YPG/PKK në veri të Sirisë, mosveprimin kundër organizatës terroriste FETO dhe legjislacionit kundër Turqisë.

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj