Ju bankat shkollore, oj Shkoll e mësimit
Vendi i diturisë, shkrimit dhe leximit
Gjenerata t’reja, vijnë për t’filluar
Gjenerata t’vjetra, veç sa kan mbaruar
O nxënës i dashur, rastin shfrytëzoje
Bëhu i shkëlqyer, veten edukoje
Mëso ec përpara, dhe mos u kthe pas
Mos u bë si banka, dru e thjesht një dras
Oborri i shkollës, nuk ësht për cigare
Mos u bë si kafsha, shpesh mos dil n’dritare
Dhe vajzat e klasës, janë motrat tua
Kujdes për fjalorin, mendo mir çfar thua
Mësues a Profi, a Edukator
Me ta sillu mirë, respekt në çdo or
Dhe mos ik prej ore, o nxënës i shkret
Një dit e lyp shkollën, por s’mundesh me gjet
Vendi i diturisë, shkrimit dhe leximit
Gjenerata t’reja, vijnë për t’filluar
Gjenerata t’vjetra, veç sa kan mbaruar
O nxënës i dashur, rastin shfrytëzoje
Bëhu i shkëlqyer, veten edukoje
Mëso ec përpara, dhe mos u kthe pas
Mos u bë si banka, dru e thjesht një dras
Oborri i shkollës, nuk ësht për cigare
Mos u bë si kafsha, shpesh mos dil n’dritare
Dhe vajzat e klasës, janë motrat tua
Kujdes për fjalorin, mendo mir çfar thua
Mësues a Profi, a Edukator
Me ta sillu mirë, respekt në çdo or
Dhe mos ik prej ore, o nxënës i shkret
Një dit e lyp shkollën, por s’mundesh me gjet
Autor: HazbiTherra Ahmeti ( Elhamdulil-lah )