Rtv Pendimi

Ju udhtarë ju mërgimtarë

Në rrugëtimin tim me ICE në vijën Stuttgart-Hamburg 21.12.1994

Çfarë dë të bëjmë,çka na thonë...ku po vajmë dhe kë dëgjojmë...?! 
Në një dhomë fshihu pas dere,ty sy fëmiu s´ka si të të shohë;
Po vallë kaq larg në kujtime ...ty njeriu si do të njohë...?!

Me lotë në zemër e lotë përfaqe,ligëm zemrat,dashuritë, Vashat zana-manushaqe...i lamë t´ vetmuara në stuhi...
Me mall të madh e lamë shtëpinë,lamë pas vete nënë e babë, Lamë motra e vëllazëri,lamë gra e shumë fëmijë...
Lamë mesxhide dhe lamë Xhami,
Me mall të madh e lamë vendlindjen... lamë edhe ezanin pa u ndi´...!

Kështu,thuaj tërë vendim e braktisëm,rrugë e largët për meditim;
Aq e largët sa fundi i botës,rrugë e zezë dhe e pakthim...!?
Zgjodhëm rrugën më të ligë:t´braktisim dhenë,të mbyllim shtëpinë, Rrugë të hidhur mërgimi bëmë...e ku do të vemi kush e di ...?!

Ehhh...kur shkelëm në dhera t´huaj,në tokë t´ftohtë pa kurrfarë shije;
Kish´ tjetër gjuhë e kulturë t´pahije...tjetër dhe e tjetër fe... 
Me tjetër ligj e tjetër Kanun,tjetër Diell,Yje e Hënë... Jo si buka e Kosovës,që rrallëkush mund ta gatunë; Ku ka qiell vallë më të bukur,e ujë të ftohtë si në Kosovën Nënë...?!

Dhe për çdo ditë që s´mund ti ndalim,ditët kalojnë si rrëke,
ndaloje kohën po t´mund ta ndalësh dhe për Nënë Kosovën ulu e rrëfe...! Athua e pa kush filanin e fistekun...? Si i kanë hallet,kanë t´hanë a t´pijnë...? 
Po prindërit e mij ,tani do ti mund mosha, 
Pranë tyre vallë - kush do tu rrijë?!

Me vite të tëra do të ulemi thellë në humnerë të mendojmë, Për besimin dhe rininë e humbur në perëndim...
Për bredhje të kota dhe kurrëfarë caku...
Shumë dë të lutemi për pendim...?!

Dhe kështu përditë,duke qajtur hallin si u soll bota në pakthim?!
Mbetëm pa dhe mbetëm pa fe,mbetëm pa të gjitha...
Për pak para të” pshurrta” bredhim në mërgim.

Trastat e valixhet,çdo ditë i ngarkojmë... Në mëdyshje të mendjes pa fare guxim,
së paku Lutjet e kthimit nuk i harrojmë;
Do të kthehemi sot,apo do të kthehemi nesër... O Allah ma merr shpirtin në vendim tim...!

Po shkojnë orë,po shkojnë ditë,por me muaj edhe ky vit´... Ditë pas dite do të ndrrojë moti.
Edhe në vdekjen,prehjen tonë të qetë...
Kosova dheu ynë s do të na harrojë
Në vend të selamit dhe ilahisë plotë buçimë,
Nëna ballin do të na vajtojë...
Për t´bijtë e vdekur në mërgim.

Tik e tak,tik e tak...trup tërthorazi këtij vendi i rashë,
Tik e tak,tik e tak,rotullohen rrotullat mbi binarë,
Gjermani ti sa e madhe...por,çdo skutelë gati ta pashë...
Tik e tak,tik e tak edhe sirena bret´ në buçimë;
Nuk ka vënd në botë më të bukur...
Se kosova vëndi im.

Me përshëndetje vëllazërore dhe Selam
Rasim Xharra

TË NGJAJSHME