Rtv Pendimi

Ka agjëruar duke qenë me menstruacione?!

Pyetje: Një vajzë e vogël, të cilës i ka ardhur cikli mujor ka agjëruar gjatë ditëve të ciklit duke mos e ditur. Tani, çka duhet të bëjë ajo?

Përgjigje: Ajo e ka obligim që ditët të cilët i ka agjëruar gjatë menstruacionit, t’i kompensojë, sepse agjërimi gjatë hajzit nuk është në rregull dhe nuk pranohet edhe nëse nuk e ka ditur, ngase kompensimi nuk ka kohë të caktuar.

Ka edhe një mesele e kundërt me këtë: Një vajzë po ashtu e vogël i ka ardhur hajzi, mirëpo është turpëruar ta lajmërojë familjen, ashtu që ka vazhduar të mos agjërojë (si fëmijë pra).

Kjo e ka obligim ta kompensojë muajin të cilin nuk e ka agjëruar, sepse kur vajzës i vijnë menstruacionet ajo bëhet e ngarkuar me obligime.

Hajzi është njëra prej shenjave të pubertetit.

përktheu: Omer Berisha

TË NGJAJSHME