233FE6D1-7875-417F-8645-12D3E5220E74

Ka ndërruar jetë hoxha i nderuar nga Bellanica Mulla Idriz ef. Sertolli

Sot në orët e pasditës ka ndërruar jetë hoxha i nderuar nga Bellanica Mulla Idriz ef. Sertolli.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 01.04.2021 e enjte në ora 17:00 në vendlindjen e tij në Bellanicë.
Namazi i xhenazes falet të xhamia e Bellanicës.

Allahu e mëshiroftë dhe me xhennetin Firdeus e gradoftë.

Biografia:
Idriz Sertolli u lind me 19.12.1954 në fsh. Bellanicë. Shkollën f.e kreu në Bajë të Malishevës ndërsa te mesmen për dy vite e kreu në Medresenë ” Alaudin” në Prishtinë dhe dy vite të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare ( Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdat të Irakut.
Studimet universitare i vijoj në Universitetin e Bagdatit, Fakulteti Kulijetul- Adab, dega e gjuhës arabe.
Pas përfundimit te studimeve 1982-1991 punoi imam në Xhamin e Bllacës, 1991-2000 imam në xhamin e Piranës, 2000-2020imam ne xhamin”Mesxhid” në Prizren, 2020-2021 imam në xhamin e Ratkocit Rahovec. Vdiq me 31.03.2021 në Prizren.