232249908_357706685925735_2661083668100968056_n

Ka ndërruar jetë hoxhë Mulla Remzi Kastrati

Inna lilahi we inna ilejhi raxhiun
Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi.
Dje ka ndërruar jetë Hoxha ynë i dashur dhe shumë i respektuar Mulla Remzi Kastrati.
Ne lutemi tek i madhi Allah i madhërishëm ta mëshiron me mëshirën e tij.
Do mbetësh gjithmonë në kujtesen e zemrat tona si njeri i dashur dhe i urtë Mulla Remzi!
Allahu të mëshiroftë!
Postimi i hoxhë Muhamed Dërmaku:
Rruga e mbarë për në ahiret mulla Remzi!
Shkove shpejt, siç ne njerëzit llogarisim, dhe u largove nga mesi ynë.
Ishe nga hoxhallarët që shumë keni qëndruar në odën e hfz Idrizit dhe kam të drejtë të them që u rrita me ju.
Shkollimi në Damask, marrja e detyrës së imamit në moshë të re dhe faktorë të tjerë të bënë që të jesh pjesë e takimeve me hoxhallarë eminentë, të cilët i doje dhe i respektoje.
Me tri gjëra që të karakterizuan fuqishëm dua të të kujtoj:
1. Ishe mysafir i shpeshtë i Allahut në Qabe, ku ke kryer shumë rituale
2. Ishe nga hoxhallarët që ke lexuar shumë Kuranin, duke bërë atë hatme mijëra herë.
3. Ishe i angazhuar që evladët e tu të jenë namazfalës kudo që janë.
Allahu të mëshiroftë e të bëftë banor të Xhennetit!