05FDE2A1-AEA1-49EB-91F6-E0687E9083F3

Ka ndërruar jetë mulla h. Fadil (Ibrahim) Ibrahimi

KA NDËRRUAR JETË
mulla h. Fadil (Ibrahim) Ibrahimi
30. 06. 1939 – 28. 01. 2021

Pas një sëmundjeje, sot(e enjte) në ora 2:45, në moshën 81 vjeçare, ndërroi jetë hoxhë (haxhi) Fadil Ibrahimi nga Bresana. Namazi i xhenazes së tij i falet sot, 28. 01. 2021 pas namazit të drekës te xhamia e vjetër, dhe do të varroset në vendlindjen e tij.
Allahu xh.sh. e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenetin Firdeus.

Hoxha, h. Fadili, rridhte nga familje hoxhallarësh. Është biri i hoxhës h. Ibrahimit, njëherit edhe nga bukëpjekësit e parë në trevën e Opojës, veprimtari të suksesshme, të cilën e ka trashëguar edhe tek pasardhësit e tij.