Rtv Pendimi

Ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeqare Bledar Sulejmani

Me hidhërim të madh morëm vesh lajmin e vdekjes në moshën 39 vjecare të vëllait dhe shokut tonë gjatë jetës studentore në Damask Bledar Sulejmani. Një njeri i mirë dhe serioz që e donte fenë e Zotit, dijen dhe dijetarët. Që në moshë të re u sprovua me Sklerozë Multiples që e goditi atë pjesërisht derisa u paralizua i gjithi, sëmundje e cila e shoqëroi më shumë se 10 vjet. Megjithatë Allahu e furnizoi me një djalë sa ishte në fillimet e sëmundjes për të cilin shpresojmë që Allahu ta ruaj e ta bëjë të dobishëm.

Gjithashtu nuk lemë pa përmendur bashkshorten e tij, një sokoleshë e vërtetë e cila i qëndroi pranë me shërbimet e saj me durim dhe sakrificë të pa përshkruar, derisa Bledari ia dorëzoi shpirtin të Plotfuqishmit.

Për shkak të sëmundjes nuk arriti të emërohej si hoxhë në ndonjë xhami si kolegët e tjerë, mirëpo la një vepër të dobishme për muslimanët. Punimi i diplomës së tij në universitet ishte: “Biografia e shejhut dhe muhadithit shqiptar Abdul-Kadir Arnauti.” Pas diplomimit e këshillova që këtë punim ta përgatisë në gjuhën shqipe dhe ta botojë por ai nuk pranoi duke thënë: Dua ta bëjmë bashkë sepse ti më ke ndihmuar më shumë me materialet. Unë insistova që ta bënte vetë por në fund tha: Ose e bëjmë bashkë ose nuk i futem fare kësaj pune. Atëherë ia nisëm bashkë ku përvec disa detajeve që do i shtoheshin punimit të tij të diplomës, libri do pasurohej dhe me një pjesë të fetvave të shejhut të nderuar, mirëpo sëmundja nuk e la të ishte aktiv derisa më vonë u shkëput tërësisht nga puna dhe nuk arriti dot ta përfundonim të gjithin bashkarisht. Sidoqoftë librin arritëm ta botonim.

E lus Allahun e Gjithmëshirshëm ta shpërblejë hoxhë Bledarin dhe ta mëshirojë me mëshirën e Tij të gjerë dhe e bashkoftë me prindërit, familjen dhe të dashurit e tij së bashku në Xhenet.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH