[There are no radio stations in the database]

Ka probleme shëndetësore me zemër dhe nuk mund të agjërojë?!

Pyetja:

I nderuar shejh, një person vuan nga një sëmundje në zemër dhe vetëm një pjesë e vogël e saj i funksionon. Ai ka nevojë për ilaçe në mënyrë të vazhdueshme, pothuajse çdo gjashtë ose tetë orë. A i lejohet të mos agjërojë?

Përgjigja:

Personi që vuan nga kjo sëmundje është i liruar nga agjërimi dhe duhet të ushqejë një të varfër për çdo ditë të humbur. Nëse dëshiron, mund t’i japë çdo të varfëri vetëm një çerek sa’a oriz, dhe nëse i shton mish, është edhe më mirë.

Ai gjithashtu mund t’i ushqejë të varfrit në natën e fundit të Ramazanit ose t’i ftojë për drekë pas Bajramit. Të gjitha këto mënyra janë të lejuara.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Lika el-Bab al-Meftuh, Nr. 50 |
Përktheu: Besim Gjelaj


[There are no radio stations in the database]