Rtv Pendimi
Lajme

Kalaja e Beratit, dëshmitare shekullore e historisë

Kalaja e Beratit në Shqipëri, vazhdon të jetë dëshmitare shekullore e historisë, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kalaja për të cilën besohet se është ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë dhe e cila gjendet në një kodër të lartë, është kurora e qytetit antik.

Me portën e gjerë, 24 kulla vrojtimi, muzeu me veprat e artistit të njohur ortodoks të ikonave Onufri, mbetjet e xhamisë, kishat dhe shumë ndërtesa të ndryshme, kalaja e Beratit vazhdon të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj.

Një nga kullat quhet “Tabja” e cila përdoret në turqisht, një fjalë që vjen nga arabishtja dhe do të thotë “vendi që është ndërtuar veçanërisht për të mbrojtur një vend dhe fortifikim i pajisur me armë”.

Brendësia e kalasë përveç veprave të ndryshme që i posedon, me disa sheshe pothuajse i ngjan një qyteze të vogël.

Strukturat brenda kësaj kalaje e cila edhe sot është e banuar në mënyrë unike, përveç asaj që banorët jetojnë këtu gjithashtu edhe mundëson që të sigurojnë jetesën me bizneset që kanë hapur.

Nga muret e fortifikuara të kalasë mund të shihet qyteti i Beratit, lumi Osum, një nga degët e lumit Seman i cili derdhet në Detin Adriatik, si dhe ura historike e Goricës mbi lumin Osum.

Kalaja me kohë ka qenë nën kontrollin e ilirëve, bizantëve, bullgarëve, serbëve si dhe osmanëve.

Burimet theksojnë se brenda kufijve të kalasë kanë qenë 30 kisha por deri më ditët e sotme kanë arritur rreth 10. Gjithashtu brenda kalasë gjendet edhe Xhamia Fetih e ndërtuar në periudhën e Sulltanit Beyazit i Dytë, nga e cila sot ka mbërritur vetëm minarja.

Për arsye të tullave të kuqe kjo xhami njihej edhe si Xhamia e Kuqe, ndërsa është një ndër xhamitë më të vjetra të Shqipërisë, e ndërtuar në shekullin e 15-të.

Në kala gjendet edhe busti gjigand i perandorit romak Konstantini i Parë, i njohur edhe si Konstantini i Madh, për të cilin mendohet se ka pasur origjinë ilire dhe ka qenë perandori i parë që ka pranuar krishterimin.

Të ngjajshme

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj

Jep dorëheqje kryeministri i Katarit, emërohet pasardhësi

Kushtrim Guraj