Kalciumi, minerali që parandalon shumë sëmundje

Kalciumi është njëri ndër mineralet esenciale për organizmin tonë. Ai mbron eshtrat tona, ndërsa kontributi i tij në shëndetin e përgjithshëm është i jashtëzakonshëm dhe pazëvendësueshëm.

– Çka shëron kalciumi dhe te të cilat probleme ndihmon? Kalciumi është i njohur si element ndërtues për forcimin dhe ruajtjen e eshtrave, dhëmbëve dhe thonjve, por është më pak e njohur që ai vepron shumë pozitivisht në nerva, muskuj, organet e tretjes, qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin.

Kalciumi shumë mirë ndikon: në shtatzëni, gjatë gjidhënies, në periudhën para menopauzës dhe gjatë menopauzës, lehtëson simptomat e PMS-së dhe ngadalëson procesin e plakjes. Te problemet e ardhshme, sëmundje dhe probleme, roli i kalciumit është i pazëvendësueshëm: te aknet, alergjia, ankthi, astma, menstruacionet me dhimbje, dhimbjet në muskuj, kokëdhimbja, trashja, depresioni, fertiliteti, nervoza dhe padisponueshmëria, osteoporoza, shtypja e ngritur e gjakut, çrregullimet në ushqim (mbipesha, humbja e apetitit…), problemet me flokë, problemet me libidon, problemet me organet e tretjes, pengesat në rritjen e fëmijëve, stresi etj.. Përveç kësaj, studimi më i ri ka konstatuar se kalciumi vepron si aktivator i enzimës për zhvillimin e qelizave të trurit, përmirëson zhvillimin e impulseve bioelektrike nëpër trup, ka ndikimin e tij në disa procese të lidhura me qarkullimin e gjakut, rrit efektin e barnave, mundëson relaksimin e muskujve dhe merr pjesë në prodhimin e hormoneve, shkruan Zeri

– Në cilat ushqime gjendet? Kalcium gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet, por ne do të përmendim se në të cilat ka më së shumti: qumësht (me dhe pa yndyrë) dhe në prodhimet e qumështit si: jogurt, djathë, kaçkavall, kajmak, krem, ajkë, puding, akullore. Pastaj gjendet në drithëra, sidomos në drithëra integral: grurë, sojë, misër, oriz, mel etj.. E hasim në portokall, kivi, limon, mandarina, banane, boronicë, malinë, mollë, fiq, kajsi, rrush, në lëngje dhe pije të tjera si në lëng nga portokalli, qumësht nga soja, lëngje nga perimet. Edhe peshku përmban kalcium sidomos salmoni dhe sardelja. Nuk duhet harruar as perimet me të cilin janë të pasur brokoli, sallata e gjelbër, lakra, lakra kineze, spinaqi, karota, bizelja, fasulja, selino, trangulli, qepa, hudhra, patëllxhani, domatja etj. Këtë mineral mund ta gjeni edhe në arra, gështenjë, badem, lajthi, susam, kërpudha etj.

– Sasi të mjaftueshme: Është shumë e rëndësishme që me ushqimin e shumëllojshëm t’i siguroni organizmit çdo ditë sasi të mjaftueshme të kalciumit. Sasitë e nevojshme të kalciumit mund të futen në organizëm me ushqimin e rregullt dhe të baraspeshuar, por në disa faza të jetës apo në disa lloje të sëmundjeve, kalciumi mund të kompensohet me multivitaminë. /Zeri