Kam harruar t’i fali dy rekate mbrapa mekami (vendi) ibrahimit pas kryerjes së tavafit Ifada, a obligohem me diçka (kompenzim, etj) apo jo?

Pyetje :
Kam harruar t’i fali dy rekate mbrapa mekami (vendi) ibrahimit pas kryerjes së tavafit Ifada, a obligohem me diçka (kompenzim, etj) apo jo?

Përgjigje:
Nuk obligohesh me asgjë.
Sepse dy rekatet mbrapa mekami ibrahimit pas tavafit janë sunet.
Po që se i falë ato dy rekate, kjo është më mirë për ty.
Po që se i le pa i falur, tavafin e ke në rregull.

Shejh Dr. Salih ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë!
Nga arabishtja: Suad Shaban