Rtv Pendimi

Kam nevojë për heshtje..

Zhurmët,pengesë që nuk hjeken nga mendimet.
Heshtja ndonjëherë tregon më shumë se çdo fjalë.
 
 
Kam nevojë për heshtje,
sepse nuk ia vlen të flasësh.
 
Heshtja është pjesë e jetës sime.
Ohh sa preferoj të heshti,kur njerëzit t’më fyejnë.
 
Ti flet më shumë se ç’duhet thënë,o heshtja ime!
Kam nevojë për ty,andaj kurr mos më braktis!
 
Sa dua të jem larg,larg mërzitjes pa kufi…
Dhe ti heshtje të më qëndrosh pranë,se nuk dua të lëndoj njeri.
 
Kam nevojë për heshtje,
përshpëritjet të ndalen dhe qetësia të mbizotërojë.
 
Zhurma të panevojshme të shuhen,
të jetë ky vend më qetësi.
 
O heshtje,qëndro afër të gjithëve,
mos u largo nga asnjëri!
 
Kam nevojë për heshtje,
andaj,dua të kem afër ty “heshtje”.
 
Me shpresa të strukura,jetoj.
Duke u lutur që një ditë,të bëhet mirë,ëndërroj.
 
Dhe ti heshtje,shumë më ndihmon.
Heshtja është flori,gjithëmonë me vete them.
 
Andaj,dua të më qëndrosh pranë,
o heshtje,që flet më shumë se çdo fjalë…

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH