Rtv Pendimi

Kam shumë probleme me burrin

Pyetje:

Unë jam një nuse, jam martuar qe 4 vite. Jam në studime, tash para diplomimit pasi burri më ka lejuar ta vazhdoj shkollimin, por kam shumë probleme me burrë: grindemi shumë, unë nuk i besoj fare, shumë herë e kam zënë në rrugë të keqe dhe për atë nuk i besoj edhe pse tash po më duket se i ka lënë ato gjëra. Shumë herë them të ndahem nga ai, fëmijë nuk kam, po nuk po di çka të bëj. I lutem Zotit çdo ditë. Kur të më sheh duke u fal ai më bërtet. Ju lutem, nëse keni mundësi, më këshilloni çka të bëj? Jam në gjendje të keqe. Faleminderit për mirëkuptim!

Përgjigje:

Motër muslimane! Problemet tuaja me burrin dhe grindjet që i keni, duhet të shikoni a janë për çështje fetare, pra që nuk ju lejon t’i kryeni ritet dhe obligimet fetare, apo janë thjesht gjëra të përditshmërisë. Nëse janë nga përditshmëria dhe nuk ju sjellin dëme në fe, atëherë mundohu që të gjeni gjuhën e përbashkët duke i përfillur ti obligimet dhe detyrat bashkëshortore. E nëse ai të pengon nga namazi dhe nuk e ka në konsideratë se namazi është obligim për çdo musliman, atëherë bëji thirrje në Islam dhe në të praktikuarit e detyrave fetare, sepse një gjë të tillë e keni obligim si muslimane. Nëse nuk përgjigjet në këtë thirrje dhe thjesht mundohet t’ju pengojë edhe juve nga Islami dhe parimet e tij, atëherë kërkoni shkurorëzimin nga ai, por kjo le të jetë zgjidhja e fundit.

Allahu e di më së miri!

TË NGJAJSHME