Sot, Google është një hap më afër që t’ia mundësojë kamerës së telefonit Pixel të shohë përmes objekteve solide. Jo muret e forta, dhe jo domosdoshmërish çdo objekt në botë – por disa nga objektet më të zakonshme, për shembull gishtin në momentin kur e shkrepim fotografinë ose gardhin me rrjetë teli.
Gjiganti i kërkimit, Google, ka folur për këtë lloj funksioni në konferencën e saj të zhvillimit – Google IO në maj të këtij viti, dhe ka punuar në këtë teknologji me MIT që nga viti 2015 ose edhe më herët.
Patentimi i kësaj ideje për Google ishte njëra nga barrierat më të rëndësishme midis të pasurit e kësaj teknologjie dhe lansimit të kësaj teknologjie te përdoruesit e fundit, transmeton Koha.net. Kjo barrierë, duket se do të hiqet. USPTO ka zbuluar këtë javë aplikacionin e dorëzuar më 9 qershor të vitit 2016. Patenta është titulluar “Shkrepja e fotografive përmes pengesave vizuale”.
Në vijim, po ju paraqesim një video të shkurtër në të cilën shihet një djalë pas një gardhi me rrjeta teli dhe me zbatimin e kësaj teknologjie gardhi mund të hiqet. Për më tepër shikoni videon.