Rtv Pendimi
Lajme

Kanada, prokurori kërkon 150 vite burg për sulmuesin e xhamisë

QUEBEC (AA) – Prokurori në Kanada ka propozuar 150 vite dënim me burg për Alexander Bissonnette, i cili vitin e kaluar kreu sulm mbi xhaminë në Quebec City dhe më pas vrau gjashtë persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndryshe, ky është dënimi më i madh me burg i kërkuar për të akuzuarin në historinë e Kanadasë.

Prokurori Thomas Jacques, i cili punon në këtë rast, propozoi që i akuzuari të dënohet me nga 25 vite burg për secilin person që humbi jetën gjatë sulmit. Ai theksoi se sulmuesi duhet të dënohet me dënimin më të rëndë meqë bëhet fjalë për një rast të pa të pashembullt në këtë vend.

Gjykatësi Francois Huot theksoi se krimi që ka kryer Bissonnette ishte unik për nga ajo se është drejtuar ndaj një grupi të caktuar, në këtë rast ndaj muslimanëve.

Bissonnette e pranoi se ka kryer sulm mbi xhaminë.

Sulmi mbi qendrën kulturore islame në Quebec, në momentet kur së paku 40 muslimanë përgatiteshin për të kryer faljen e natës, është kryer në janar të vitit 2017, ku më pas për vdekje pësuan gjashtë persona, të moshës prej 35 deri në 70 vjeç.

Të ngjajshme

BE, strategjia e rimëkëmbjes në forcimin e teknologjisë së pastër dhe të gjelbër

Kushtrim Guraj

OKB nuk arriti të mbledhë fondin humanitar prej 2,4 miliardë dollarë për Jemenin

Kushtrim Guraj

OKB dërgon mbi 100 maune me ndihma në Idlib

Kushtrim Guraj

Kosovë, seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet të mërkurën

Kushtrim Guraj

Turqia u bën thirrje të rinjve të suksesshëm të vazhdojnë arsimimin në vend

Kushtrim Guraj

Turqia hap një spital tjetër të urgjencave në Stamboll

Kushtrim Guraj

Thaçi: Është hapur rruga për krijimin e qeverisë së re

Kushtrim Guraj

Qeveria e Kosovës shton masa të reja të reciprocitetit tregtar me Serbinë

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite hap xhamitë, pezullimi vazhdon në Mekë

Kushtrim Guraj

* Nëse radiot nuk funksionojnë, Kliko KËTU