Rtv Pendimi

Kanceri dhe lidhja e tij me mbulesën islame

Kanceri dhe lidhja e tij me mbulesën islame
Kërkimet shkencore moderne konfirmojnë se lakuriqësia/zhveshja e femrës, ekspozimi i trupit dhe ecja e tyre në mënyra provokuese sjell pasoja shkatërruese për vetë ato. Statistikat tregojnë se ka një përhapje të gjerë të një kanceri malinj, i cili prek pjesët e zhveshura dhe të ekspozuara të femrës, sidomos të atyre femrave që përdorin veshje të shkurtra. Në Revistën Mjekësore Britanike shkruhej: “Kanceri malinj melanoma, i cili është një nga kanceret më të rralla, është duke u përhapur së tepërmi te femrat. Rastet e këtij lloji kanceri po shtohen në radhët e femrave të reja. Ai prek këmbët e tyre.”
Publikimi mjekësor publikoi se shkaqet më të mëdha të kësaj përhapjeje ishin veshjet e shkurtra që e ekspozojnë trupin e femrës ndaj rrezeve dhe dritës së diellit.
Pra, ky kancer shkaktohet nga ekspozimi për një periudhë të gjatë të trupit të femrës ndaj rrezeve të diellit dhe atyre ultravjollcë. Ai prek të gjithë trupin, edhe pse në raporte dhe përqindje të ndryshme. Fillimisht paraqitet si një njollë e vogël me ngjyrë të errët në shputë, në këmbë dhe ndonjëherë edhe në sy, më pas përhapet në të gjithë trupin. Sëmundja sulmon nyjat limfatike të pjesës së sipërme të kofshës, gjithashtu sulmon gjakun dhe zapton mëlçinë duke e shkatërruar atë. Ajo mund të lokalizohet në të gjitha organet e trupit, si në kocka, në bark dhe ndoshta edhe në veshka. Nëse sulmon veshkat, pacienti do të ketë urinë të zezë si rezultat i shkatërrimit të brendshëm të veshkave. Sëmundja mund të transferohet nga nëna shtatzënë te fëmija i saj.
Sidoqoftë, kjo sëmundje nuk e lejon pacientin e saj të jetojë për një kohë të gjatë dhe nuk i përgjigjet trajtimeve kirurgjikale, ashtu si llojet e tjera të kancerit, por as edhe trajtimeve me rreze si disa lloje kanceri.
Prej këtu nënkuptohet urtësia e ligjit islam, i cili është munduar ta mbrojë femrën jo vetëm nga kalimtarët, por edhe nga një sëmundje e lëkurës e quajtur kancer. Legjislacioni islam u bën apel femrave të mbulojnë trupat e tyre në mënyrën e duhur me veshje të gjera, jo të ngushta dhe jo të tejdukshme. Pra, veshja islame i mbron femrat nga sëmundjet fizike, nga tallja dhe nga ofendimet në rrugë dhe njëkohësisht edhe nga dënimet në Ditën e Gjykimit.
Fabiola Ajdini
Revista Argumenti

TË NGJAJSHME