KANCERI I PROSTATËS

Dr.Bisedim Karanezi

Përbën 7% të tumorëve te njeriu dhe të gjashtin në botë për nga

shpeshtësia.Malinjiteti(shëndrrimi i tij në formë të egër ) rritet me kalimin e viteve, dhe paraqitet pas moshës 50 vjeqare, ashtu që 80% të të vjetërve të moshës 80 vjeqare kanë këtë formë kanceri.Sipas formës së ndërtimit histologjik është i formës adenokarcinomë.

Rritet lokalisht përreth prostatës, organeve përeth dhe më vonë zgjerohet me rrugë gjaku dhe limfatike.

 

 

Shenjat klinike të sëmundjes

1.urinimi i vështirësuar është smptomi i parë i sëmundjes.

2.Dhembjet në shpinë(për shkak të përhapjes së tumorit në boshtin kurrizor), anemia dhe kaheksia na shtyejnë të dyshojmë në proces malinjë.

3.Me shikim digitorektal(futjen e gishtit në zorrë të trashë) vërehet se zona në prostatë është si guri e fortë.

 

Hulumtimet diagnostike

1.Antigjeni specifik i prostatës(ASP) është shënues shumë i ndjeshëm në kancerin e prostatës.Rreth 96% të sëmurve në stadin e hershëm dhe rreth 100% të sëmurve në stadin e vonshëm kanë këtë antigjen.

2.Biopsia(marrja e një pjesë të indit të prostatës për egzaminim).

3.Ekografia(vizualizimi) i prostatës.

4.Rezonanca magnetike.

5.Urografia infuzive(vizualizimi me kontrast) tregon mbetjen e urinës në fshikëzën urinare dhe mosmundësinë e zbrazjes së saj.

6.Fotografimi i kockave na ndihmon të zbulojmë përhapjen e tij në kocka.

 

Prevenimi(parandalimi i sëmundjes)

Këtu do të përmendim disa studime që janë kryer në SHBA dhe KANADA që tregojnë se dieta  e pasur me omega acide yndyrore dhe frekuenca e ejakulimeve ulë shpeshtsësinë e rasteve me kancer të prostatës, por aplikimi i këtyre faktorëve është relativë dhe jo absolutë në uljen e rasteve me kancer të prostatës.

 

1.Frekuenca e ejakulimeve

Mundë të ulë shpeshtësinë e kancerit të prostatës në moshat e pleqërisë nëse në moshën 18 apo 19 vjeq shpeshtësia e ejakulimeve ka qenë 3 deri në 4 herë brenda javës.

Disa studime të kryera përpara këtij studimi theksonin se personat që kishin ndërruar partnerët seksual kishin rrezikun 40% më të lartë se të tjerët që nuk kishin ndërruar partnerët.

 

2.Dieta

A.Vajrat dhe acidet yndyrore

Acidet e pangopura yndyrore ulin shpejtësinë, rritjen e tumorit si dhe zgjasin mbijetesën nga kanceri.Njeriu me serum të pasur me acid linoleik dhe jo palmitik zvogëlon rrezikun nga kanceri i prostatës nëse merret si zëvendësim tokoferoli.

Njërëzit me serum të pasur me zingjirë të gjatë të omega acideve yndyrore kanë rrezik më të ulët të preken nga karcinoma e prostatës.

Disa studime të kryera raportojnë se serumi i pasur me acide myristike dhe palmitike e kombinuar me alfa tokoferol asocojnë në rritjen e kancerit të prostatës nëse mirren në dozë në mënyrë të pavarur.

Shoqata amerikane e dietologëve dhe dietologët nga Kanada raportojnë uljen e incidencës me kancer të prostatës tek vegjetarianët.

Në testet laboratorike me minjë është vërtetuar ngadalësimi i rritjes  së tumorit me dieta pa sheqerna.

Ky studim paraprak gjithashtu ka gjetur lidhjen mes konsumit të kafes dhe rizkut të ulur me kancer të prostatës.

Për Radio Pendimin  Dr.Bisedim Karanezi