KAPTINA KAF; SHKAK PËR UDHËZIMIN TIM

Isha një vajzë e zhytur në mëkate dhe amoralitet. Nëna ime mundohej vazhdimisht tëmë këshillojë e të më përkujtojë aq sa shpeshherë qante para meje. Mirëpo fjalët e saj ishin të padobishme për mua. Vazhdova të gjarpëroj në rrugën e errët dhe të hidhur, andej e këndej, duke jetuar me iluzione.

 Kur nata lëshonte perden e saj të zezë mendoja se çdo të bëj të nesërmen, e kur zbardhonte dita mbaja mendjen se si do ta kaloj natën. Nuk kisha brengë tjetër përveç dynjasë, kalimit të kohës në kotësi, duke bredhur nëpër një jetë me muzikë, filma, revista të ndryshme… dhe kështu hutimi më kishte mbuluar me rrobat e saj shumëngjyrëshe.

Një ditë u mërzita nga rutina ditore dhe nga këshillimet e nenës time duke më përkujtuar babin tim të vdekur i cili ishte kujdesur tepër për mua. Rastësisht hyra në dhomën time e cila ishte përplot me kaseta muzikore, revista. E hapa dritaren dhe ja, dëgjova zërin e imamit të xhamisë duke ardhur drejt zemrës time. Fjalët e Krijuesit tim filluan të depërtojnë në zemrën time … subhanallah … sa fjala të mira dhe madhështore: “A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim). E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.

(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë:

“Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati. Ju të dy (engjëjt) hidheni në Xhehenem secilin mohues kryeneç. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe. I cili Allahut i shoqëroi Zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda”. E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”. Ai (Allahu) thotë: “Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit”. (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehenemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?” (Kaf-15-30)

Kjo është jeta e vërtetë… sa e ashpër është vdekja! Sa jovigjilente që jam ndaj vdekjes!! Varri është palosur në harresën time, e namazi, si t’ia bëj me namazin? Unë ndonjëherë kam kryer namazin si një rutinë të pakuptimtë, atëherë kur kam pasur kohë, e nëse jo e kam lënë pa kryer sikur që kam lënë edhe obligime tjera të shumta… Librin e Allahut duart e mia nuk e kanë prekur.

Tash e tutje cingëroi zilja që më tërheq vëmendjen dhe më lindën shumë pyetje… o Zoti im ç’përgatita për varrin … e për vdekjen dhe agonitë e saj … asgjë!!! Asgjë nuk më shpëton … asgjë nuk kam nozulluar përveç dhjetëra këngëve të marra!

O Zoti im, ç’do të bëj kështu?! Pjesë e madhe e jetës time më kaloi, mëkate gjatë natës … mëkate gjatë ditës …! Pra, patjetër të kthehem tek Allahu … kthehem tek Allahu … duhet që të përgatitem për ditën kur fëmijët do të thinjen dhe shtatzënat do të nxjerrin dhe lënë barrën e tyre. Patjetër e kam që të jem syçelë dhe të punoj me zell dhe sinqeritet dhe të shpresoj se Allahu falë shumë dha pranon mundin tim të vogël. Nuk ka lëvizës as forcë përveç asaj të Allahut. La haule ve la Kuvvete il-la bil-lah!