Rtv Pendimi
Lajme

Karkalecat e shkretëtirës pushtojnë Bririn e Afrikës

Karkalecat e shkretëtirës që po përhapen me shpejtësi në rajonin e Bririt të Afrikës kanë filluar të rrezikojnë bujqësinë dhe sigurinë ushqimore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO), tha se tufat e karkalecave që janë përhapur në Etiopi, Eritre, Sudan dhe Somali, kanë dëmtuar të lashtat.

Duke vënë në dukje se gjendja në këto vende është “shumë serioze” dhe e përkeqësuar, FAO paralajmëroi se nëse nuk merren masa, tufat mund të pushtojnë Xhibutin dhe Kenian.

Teksa qeveritë kanë përshpejtuar punën e tyre të dezinfektimit kundër tufave, banorët e zonave rurale janë zënë në befasi nga tufat e mëdha.

Ditën e djeshme, në mediat sociale u përhapën video në të cilën shihej se si një ushtar në rajonin Somaliland në mënyrë të dëshpëruar përpiqej të largonte tufat duke shtënë me armë.

Tufat e karkalecave, të cilat mund të udhëtojnë 150 kilometra çdo ditë, brenda një dite mund të dëmtojnë produktet bujqësore që do të plotësonin nevojat ushqimore të 35 mijë njerëzve.

Të ngjajshme

Bëhen 21 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Qëndrim Ibrahimi

Tërmeti në Durrës, njerëzit dalin nga shtëpitë

Kushtrim Guraj

Për sensibilizimin

Kushtrim Guraj

Tërmet në Shqipëri, ndihet edhe në Kosovë

Kushtrim Guraj

Libi, forcat jolegjitime sulmojnë kopshtin e shkollës, raportohet për viktima

Kushtrim Guraj

“Marrëveshja për Hekurudhat në interes të Kosovës, ndikon në ekonomi”

Kushtrim Guraj

“Dezertimi” i LVV-së dhe LDK-së nga premtimi për transparencë

Kushtrim Guraj

Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë

Kushtrim Guraj

Siri, pranë kufirit turk zhvendosen 31.600 civilë të tjerë

Kushtrim Guraj