Rtv Pendimi
Ilaçe për zemrën / Rukja Mirësjellja - Edukata fetare Probleme shpirtërore & shoqërore

KARMA

  1. Sa i dëmtuari do të shpëtohet Ditën e Kiametit, prej atyre që u dëmtuan duke ua marrë të mirat!
  2. Si vepron ashtu do të veprohet edhe me ty, nga këto fjalë frikohet i padrejti kurse gëzohet i dëmtuari!
  3. Kush i thyen zemrat e njerëzve, pa asnjë dyshim do t’ia thyejnë edhe zemrën e tij, pra ashtu si vepron do të veprohet edhe me ty!
  4. Sa e mrekullueshme është që të sillesh me njerëzit sipas rregullit: Atë çfarë nuk e do për vete, mos ia duaj edhe tjetrit!
  5. Allahu nuk e harron mirësinë që e bëre, as problemin që e largove, as syrin që vetëm sa nuk qau e ti e gëzove!
  6. Respekto, do të respektohesh, jep lëmoshë do të furnizohesh, buzëqesh do të shpërblehesh, bëhu modest, do të ngritesh!
  7. Kush e dëmton rininë e tij, do t’i merret haku në pleqëri.
  8. Kujt i shtohet dashuria për veten, i shtohet urrejtja e njerëzve për të.
  9. Ata që e kalojnë kohën në shikimin e të metave të të tjerëve, më vonë do të kenë nevojë për sytë e tyre që të qajnë shumë gjatë, atëherë kur ta vendosin që ta shikojnë veten e tyre! (Nedhir Mesmudij, Allahu e mëshiroftë)
  10. Posedo nga dynjaja çfarë të duash, një ditë do të largohesh nga ajo, ashtu siç edhe erdhe në të!

NGA DHEMBJA DREJT LUMTURISË

(Thënie të mençura nga jeta dhe përvoja)

Irfan Jahiu

 

 

Të ngjajshme

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu

TË DREJTAT E RRUGËS DHE ETIKA E SAJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E RISKUT

Irfan Jahiu

QARTËSIMI I SHKAQEVE TË LUMTURISË

Irfan Jahiu

LUMTURIA

Irfan Jahiu

DHEMBJA

Irfan Jahiu

KËSHILLA TË PËRGJITHSHME

Irfan Jahiu