Karotë duhet të hani çdo ditë

arota është zgjedhja e duhur për ju, prandaj përpiquni ta përdorni sa më shumë të jetë e mundur në ushqim, në çdo formë.

Përbërësit e saj  pastrojnë trupin prej toksinave, reduktojnë peshën dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo perime me ngjyrë portokalli është e pasur me antioksidues të fuqishëm, beta-karotenë, i cili në trupin tonë konvertohet në vitaminë A.

Fakti është se karota është më e pasur me beta-karotenë, krahasuar me pemë dhe perime të tjera, për faktin se në 80 gramë përmban më shumë se dy herë dozën e rekomanduar ditore te të rriturit.

Efekti antioksidues nga kjo perime promovon luftën kundër radikaleve të lira në lëkurë dhe rikthen shndritjen e saj dhe dukjen e shëndetshme. Vitamina A është veçanërisht e rëndësishme për përmirësimin e përgjithshëm të trupit dhe për ndërtimin e imunitetit.