KASTRAVECA TURSHI

Për 10 kg kastraveca duhen:
ujë : 5 l,
kripë : 2 filxhanë çaji,
selino, kopër disa fije,
uthull 4 gota uji ose acid acetik 1/2 gotë uji.

Pergatitja:
Për turshi përdoren kastraveca të vegjë me lëkurë të hollë, mundësisht të një madhësie dhe të freskët. Më parë përgatitet shëllira dhe lihet të ftohet. Në qyp ose në enë qelqi shtrohen gjethe dushku ose vishnje e kopër dhe vendosen kastravecat e larë vertikalisht. Pas çdo shtrese vihen gjethe vishnje dhe kopër. Mbulohet me kapak druri që të futet brenda enës, sipër i vihet një gur, i hidhet uthulla ose acid acetik dhe shëllira, e cila duhet të mbulojë kastravecat dhe ena duhet të lihet 10-15 cm bosh. Mbulohet me napë të pastër dhe vendoset në vend të freskët. Turshia është gati pas 30-40 ditësh. Sipas dëshirës, gjatë përgatitjes, turshisë mund t’i hidhet rigon, hudhra etj../kuzhina.al