Rtv Pendimi
Good life Restaurant
auto lider
Lajme

Katari dhuron 50 milionë dollarë për refugjatët sirianë

Muslim Shop

Emiri i Katarit, Sheiku Temim bin Hamed Al Thani, ka dhënë udhëzim për dhurimin e 50 milionë dollarëve në mbështetje të refugjatëve sirianë në vende të ndryshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë së lajmeve të Katarit QNA, thuhet se donacioni do të shpërndahet nga në formën e paketës së ndihmës së shpejtë dhe nëpërmjet fondit të zhvillimit të Katarit për programe të zhvillimit për refugjatët sirianë në Turqi, Liban dhe Jordani si dhe për personat e zhvendosur nga vendet e tyre në Siri.

Në lajm thuhet se 20 milionë dollarë do të dhurohen për të zhvendosurit nga brenda Sirisë, dhe nga 10 milionë dollarë për programet e mbështetjes së refugjatëve në Jordani, Turqi dhe Liban.Ndërkohë është njoftuar se 1.5 milionë nga pjesa e 10 milionë dollarëve që është ndarë për Libanin, do të jepen për të mbështetur fushatën “ndihmoni Arsal-in” të cilën e ka nisur institucioni për bamirësi i Katarit.

Institucioni për bamirësi i Katarit më 12 janar kishte iniciuar fushatën e ndihmës emergjente për refugjatët sirianë që qëndrojnë nëpër çadra në kushtet e vështira të dimrit në zonën Arsal në rajonin Beka të Libanit.

Të ngjajshme

Britania ndan 87 milionë paund për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqipëria goditet nga një tërmet i fuqishëm

Kushtrim Guraj

BE-ja dhe Britania pajtohen për të vazhduar bisedimet për Brexit

Qëndrim Ibrahimi

Një shqiptar gjendet i masakruar në mal, në Dölauer Heide të Gjermanisë

Qëndrim Ibrahimi

Arabia Saudite thirrje për “qëndrim të vendosur” kundër Iranit

Kushtrim Guraj

Netanyahu paralajmëron aneksimin e enklavës hebraike në Hebron

Urim Isma

“Fluturon” çmimi i naftës pas sulmeve në rafineritë e Arabisë Saudite

Urim Isma

Gjoba për subjektet që shkelin Ligjin zgjedhor

Urim Isma

​Kosova përjetësisht mike e Amerikës

Urim Isma