Katër çelësa mos i harro asnjëherë dhe gjithnjë rikujtoja vetes dhe atij që e do:
Çelësi i parë: Çelësi i çdo gjëje të vështirë në jetën tënde.
Ai është istigfari (kërkimfalja).
Çelësi i dytë: Çelësi i lumturisë dhe suksesit në jetën tënde.
Ai është respektimi i prindërve.
Çelësi i tretë: Çelës nga çelësat e hyrjes në Xhenet.
Ai është t’ua falësh të gjithë njerëzve para se të biesh në gjumë, pra, gjoksi i pastër.
Çelësi i katërt: Çelësi që të afron afër të Dërguarit e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të, Ditën e Kiametit.
Ai është morali i mirë me të gjithë njerëzit.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU