Katër djem dhe një vajzë

Ditën e parë të martesës bashkëshortët vendosën të mos pranonin mysafirë dhe të mos ia hapnin derën askujt. Atë ditë erdhën prindërit e burrit në vizitë, qëndruan para derës dhe prisnin që hapjen e derës. Burri dhe gruaja e shikuan njëri-tjetrin, ai donte të hapte derën, por pasi ishin marrë vesh, nuk e hapën. Prindërit pas një kohe u larguan.

Pas ca kohe, erdhën prindërit e vajzës në vizitë. Bashkëshortët shikuan njëri-tjetrin, menduan rreth marrëveshjes që kishin, por pas një kohe gruaja me lot në sy tha: “Nuk mund t’ua bëj këtë prindërve të mi!” dhe ua hapi derën. Burri nuk e komentoi këtë veprim.

Vitet kalonin. Ky çift bashkëshortor kishte katër djem, ndërsa kur u lindi fëmija i pestë, një vajzë; babai organizoi një gëzim të madh dhe të paharruar.

Pas mbarimit të gjithë atij gëzimi, gruaja  pyeti burrin përse gjithë ai gëzim për lindjen e vajzës dhe jo për katër djemtë që u kishin lindur më herët. Burri u përgjigj:

“Sepse ajo do të ma hap derën mua!”

 

Burimi: putem-islama
Përktheu: Lutfi Muaremi