Veset e këqija kanë pasoja për shëndetin. Ekspertët mendojnë se kombinimi i veseve të këqija mund të shkurtojë jetën e njeriut deri në 12 vjet.
Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Oslos në Norvegji. Rezultatet e hulumtimit janë bërë publike në në revistën “Medicine” dhe që parashikojnë se rritja e shkallës së vdekshmërisë, paraqitet e lartë lidhur me 4 zakone të këqija të të jetuarit si pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, ngrënia e pak fruta-perimeve si dhe mungesa e aktivitetit fizik.
Rezultatet treguan se kryerja e këtyre katër sjelljeve gjatë gjithë jetës, do të thotë një rrezik në rritje të vdekshmërisë me tre herë, si edhe rritje e rrezikut të prekjes nga sëmundjet si kanceri apo problemet kardiovaskulare.
Studimi zbuloi se vetëm zakoni i pirjes së duhanit favorizon rritjen e vdekshmërisë me 58% krahasuar me të tjerat.
Sipas autorit të studimit, Elizabeth Kvaavik, rezultatet e kërkuara mund të jenë të përkthyera në një reduktim të jetës me 12 vjet.
Studiuesit thonë se parashikimet e studimit megjithatë mund të ndryshojnë nëse duke qenë ende në kohë njëriu heq dorë nga zakonet e këqija të lartëpërmendura.
Ajo çka duhet bërë është të hiqni dorë nga duhani, të jenë më aktivë fizikisht si dhe të konsumoni më shumë fruta dhe perime. /Lajmifundit/