Rtv Pendimi

Katrorë çokollade

artikuj

Nevojiten:

  • 5 vezë
  • Një filxhan sheqer
  • Nje filxhan miell
  • 4 lugë kakao
  • Pak sodë bikarbone

Tretësira:

  • Një filgjan ujë
  • 5 lugë sheqer

Filli:

  • 300 ml shtalpë e ëmbël
  • 200 gr sheqer pluhur
  • 3 lugë kakao
  • Dy qese pluhur për kapuqino

Glazura:

  • 100 gr çokollatë e zezë
  • 3 lugë margarinë

Përzihen të bardhët e vezëve me sheqer dhe gradualisht i shtohet edhe të verdhat e vezëve dhe kësaj mase i shtohet mielli i përzier me kakao dhe sode bikarbone. Kjo masë qitet në tepsi katrore 25×35 dhe piqet në 180 gradë për 20 minuta. Pasi të piqet ndahet në dy pjesë dhe lagen që të dyja me tretësiren e përgaditur që të jenë më të njoma (lagshta).

Përzihen  shtalpa me sheqerin pluhur dhe bëhet një masë e trashë. Në këtë masë qitet tretja me 3 lugë kakao dhe pluhurin për kapuqino të përzier me pak ujë të nxehtë (vetëm derisa të treten), dhe kjo masë përzihet me shtalpën dhe sheqerin e përzier.

Krejt këtë krem ia qet pjesës së parë të pandispanjes dhe e mbulon me tjetren pjesë dhe e len në frigorifer derisa të ftohet. Pastaj lyhet përmbi me glazuren e çokollates të shkrire në tri lugë margarinë. Për dekorim e len pak nga kremi dhe më nje fitil të hollë letre i bën ca vija mbi të.Ju befte mire./Kuzhina shqiptare/

 

TË NGJAJSHME