KE DO E PADISË GOOGLE PËR MONOPOL

Komisioni Evropian ka njoftuar sot se do e padisë gjigantin amerikan, Google për abuzim të dominimit në tregun evropian të kërkimit në internet.

Kjo padi do të mund t’i kushtojë kompanisë 6 miliardë dollarë në gjoba dhe do ta detyronte atë që të ndryshojë mënyrën se si operon.

Margrethe Vestager, komisionerja evropiane për garë, ka thënë se Google ka shkelur rregullat e monopolit në BE duke devijuar trafikun në internet nga kompanitë rivale në shërbimet e saj.

Ankesa e Vestagerit pason një hetim pesë vjeçar dhe do të mund të përfundojë si një nga rastet më të mëdha të monopolit të epokës tonë.

Google tani i ka 10 javë kohë që t’i përgjigjet akuzës formalisht si ka të drejt që të kërkojë për një seancë dëgjimore për të prezatuar mbrojtjen e saj.

Kompania gjithashtu do të mund të kërkojë të arrij pajtim pasi akuza të ngritet edhe formalisht.

Vestager gjithashtu ka njoftuar se është nisur një hetim në sistemin operativ Android të Google për telefonat e mençur (smartphone) për të verifikuar nëse kompania ofron shërbime që favorizon aplikacionet e saj.