KË PO E PENGON MBULESA!!

Të dëgjosh nga persona që në njërën anë në vazhdimësi akuzojnë periudhën komuniste, kurse në anën tjetër lavdërojnë islamin se është feja më e mira dhe më e reja, por mbulesën e konsiderojnë petk i shkretëtirave  arabe. 

Ky vlerësim i Adem Demaçit është kontraverz, dhe nuk për ketë me te, andaj them se nuk është mirë, por dhe jo e drejtë që t’i qasemi gjërave për të cilat nuk kemi dituri, aq më tepër kur nuk jemi kompetent.

 Gogja është shqetësuese fakti kur dëgjojmë nga dikush prej ‘’veteranëve’’të cilët mundohen t’i marrin kompetencat e myftiut, hoxhës, apo kadiut. 

Çështja e mbulesës është çështje tipike islame që për këtë duhet referuar teologëve për të kuptuar njëherë e përgjithmonë qëndrimin e fesë islame rreth saj.

Ka kohë që në vendin tonë lansohen disa çështje me karakter fetarë, nga qarqe të ndryshme, jo rrallë herë edhe nga vet mediet qofshin ato vizuale apo të shkruara të cilat sikur duan të nxisin debate mbi këtë normë fetare-islame obligative për gjininë femërore të cilat kanë arritur moshën madhore-pubertitetin.

Që nga pas lufta në fokus ka qenë çështja e mbulesës apo shamia, konkretisht është debatuar rreth sajë nga dy këndvështrime;

Një: Historiku i sajë, prejardhja, prania në shoqërinë shqipfolëse, si dhe pranimi i saj nga vet komuniteti shqiptarë. Praktikisht a ka qenë imponim, apo traditë e trashëguar nga turqit.

Dy: Koncepti islam rreth mbulesës, a është obligim fetarë për femrën e moshërritur, e cila ka hyrë në fazën e pubertitetit, apo është vetëm simbol fetar jo i detyrueshëm sipas normave fetare-islame.

Konsideroj, që të dy këto këndvështrime të rrahura kohë pas kohe nga qarqe të ndryshme mediale, në vete kanë përçuar mesazhe denigruese, fyese qoftë për vetë mbulesën, myslimanët, klerin fetarë, e mbi të gjitha për vet fenë islame. 

E them këtë me plot kompetencë, ngase siç dihet në vendin tonë që nga pas lufta e fundit, vajzat myslimane që kanë shprehë vullnetin për tu mbuluar, disa nga to janë privuar nga liria e studimit, punësimit, integrimit, etj.

Paraprakisht them se mbulesa nuk është traditë arabe por ka qenë e njohur edhe tek popujt e hershëm, si te grekët e vjetër, romakët, persianët, po ashtu edhe te Ilirët e vjetër, siç është zbuluar busti në Kllokot i një femre Ilire me mbulesë që nga sh.II para erës sonë. Po ashtu ka qenë i njohur te religjionet tjera si te çifutët dhe krishterët.

Unë dua ta kristalizoj çështjen e mbulesës sipas konceptit Islam në version të shkurtër. Them se mbulesa është obligim fetarë i detyrueshëm për femrën myslimane të moshërritur, duke ju referuar fakteve të shumta mbi të cilat mbështetet jurisprudenca Islame. 

Në Kur’an në mënyrë eksplicite flitet për obligueshmërinë e mbulesës, shih Kur’an/Ahzab 32,33,59.Nur:30,31.

Edhe tek ne shqiptarët mbulesa si mbulesë daton para ardhjes së turqve-myslimanëve, ngase femrat krishtere më herët ishin të mbuluara. 

Mu për këtë dhe konvertimi i shqiptarëve të krishterë në islam, me theks të veçantë femrat ishin shumë të përgatitura për mbulesën.

Konsideroj se ngritja e këtij debati tani në kohën e shtetbërjes së Kosovës,në kohën e thirrjes në vlera të drejtave të njeriut, posaçërisht  lansohen të drejtat e femrës në Kosovë, mendojë se veprime të tilla na rikujtojnë fillimin e periudhës komuniste, praktikisht vitet e 50-dhjeta, kur u mor vendimi për heqjen e mbulesës.

Shkruar nga Dr.Sadat Rrustemi

/Autori është specializant i të drejtës së gruas myslimane-shqiptare, dhe asaj ndërkombëtare/