KEKA ÇAJI ME ÇOKOLLATË DHE ME KOKOS?

 

500 gr miell
 150 gr çokollatë për gatim
 100 gr kokos
 2-3 lugë marmelatë kajsie
 250 gr sheqer
 3 vezë
 1 lugë kakao
 2 pako margarine
 250 gr nisheste
 50 ml qumësht

E rrahim me mikser margarinën dhe sheqerin. Pa ndërprerë rrahjen, në enë shtojmë vezët dhe qumështin. E fikim mikserin dhe në enë e shtojmë miellin dhe nishesten. Përziejmë me lugë. Pastaj, vazhdojmë ta ngjeshim me dorë derisa të fitojmë një brume të rrafshët.
Një pjesë të brumit e vëmë në një enë tjetër dhe shtojmë një lugë kakao. Brumin kafe e mbushim në shiringë kuzhine. Me ndihmë të shiringës, në tavë të mbuluar me letër, e bëjmë formën kafe të kekut. Pastaj, shiringën e mbushim me brume të verdhë. Me ndihmë të shiringës, i bëjmë format e kekut të çajit. Tavën e vëmë në furrë. Pjekim 15 minuta në temperature prej 200 gradë. E copëtojmë çokollatën dhe e shkrijmë në enën mbi avull.
Shtojmë vaj që çokollata të fitojë shkëlqim.
Një kek e lyejmë me marmelatë. Sipër e ngjesim kekun e dytë. E përsërisim të njejtën gjë me të gjith kekat. Çdo kek me pjesën e verdhë, e kalojmë së pari në çokollatën e shkrirë dhe të ftohur dhe pastaj në kokos.