Rtv Pendimi

Keksa në formë këpurdhe

 

Përbërësit:
2 ve
250 gr sheqer pluhur
250 gr nisheste
230 gr margarin
650-700 gr miell
lëvorja e një limoni
1 pluhur për pjekurina

Përgatitja:
Margarinën dhe sheqerin i përziejmë me mikser.I shtojmë vezët dhe lëvoren e limonit të grirë në rende.
Niseshten miellin dhe pluhurn për pjekurinai përziejm në një enë.
I bëjmë bashkë të dy masat dhe i përziejmë me dore deri të fitohet nje masë butë.Brumi nuk duhet të ngjitet për duar.Nëse iu duket qe ka pak miell,mund t`ia shtoni edhe pak.Kete masë e lëjmë në frigorifer për 2 orë.Pas 2 orësh marrim brumin dhe e ndajmë në toptha të vegjël të madhësisë së arrës.Marrim një gyp të vogël e shtijmë në kakao dhe e ngulim në topthat e formuar qe të krijohet një formë e bishtit të këpurdhës.
I renditim në tepsi me letër të yndyrshme dhe i pjekim 12-15 minuta,në temperaturë jo shumë të lartë.Keksat duhet të mbesin të bardha.

TË NGJAJSHME