Dhimbjet e shpeshta të kokës mund të reduktohen ndjeshëm, duke reduktuar përdorimin e kripës në ushqime. Më saktësisht duhet reduktuar për tre gramë përdorimi i kripës. Ky fakt tregohet nga një studim amerikan i “John Hopkins University”, në Maryland.
Sipas ekspertëve reduktimi i sasisë së kripës zbeh dhimbjen e kokës për shkak se ul presionin e gjakut. Por edhe te personat të cilët nuk kanë shfaqur probleme me presionin e gjakut, u vu re një reduktim i shfaqjeve të dhimbjes së kokës, me reduktimin e sasisë së kripës së marrë, transmeton “Zëri.info”.
Në studim u përfshin 400 persona të cilët iu nënshtruan një diete me pak yndyrë dhe të pasur me fruta dhe perime, ku gjatë gjithë ditësh konsumonin nga rreth 9 gramë kripë në ditë që është mesatarja e konsumit në SHBA, dhe e cila u reduktua në gjashtë gramë./(Zëri)