Keni tension të lartë, hani bukë të zezë!

Shkencëtarët amerikanë vërtetojnë se produktet që përmbajnë miell jo shumë të bluar kanë rol të pazëvendësueshëm mbi funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Ata kanë vërtetuar se pjesë e rëndësishme e menysë ditore janë produktet si: bollgur, krunde, lloje të ndryshme musli dhe buka e zezë, të cilat dukshëm e ulin rrezikun nga hipertonia, transmeton “Zëri”.

Ata që konsumojnë kësi lloj të ushqimit eliminojnë edhe një numër të madh të shkaqeve për t’u prekur nga sulmi në tru dhe gjithashtu ulin tensionin e lartë të gjakut dhe kjo i përmirëson funksionet e zemrës dhe enëve të gjakut. /ZËRI/