Rtv Pendimi

Këpucët nga Turqia më shumë i kanë përdorur evropianët

ANKARA (AA) – Eksporti i këpucëve turke vitin e kaluar vlerësohet në 708 milionë dollarë, ku në krahasim me vitin paraprak është më i madh për 5.4 për qind, deklaroi zyrtari i Unionit të Eksportuesve të Lëkurës dhe Prodhimeve të Lëkurës në Stamboll (IDMIB), Huseyin Cetin, raporton Anadolu Agency (AA).

Cetin për AA deklaroi se eksporti i Turqisë vitin e kaluar shënoi rënie, por regjistroi rritje në eksportin e këpucëve.

Sipas tij, kriza në marrëdhëniet turko-ruse është shprehur edhe në ekonomi, e me këtë edhe në eksportin e prodhimeve turke.

Ai theksoi se planifikojnë që deri në vitin 2023 në sektorin e veshmbathjeve, më saktë këpucëve, të eksportojnë mall në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë.

Turqia vitin e kaluar më së shumti ka eksportuar në Irak (11.5 për qind), Gjermani (6.2 për qind) dhe Arabinë Saudite (5.2 për qind).

“Vitin e kaluar eksporti i këpucëve vlerësohet në 708 milionë dollarë, ku ka rritje prej 5.4 për qind. Prej tyre, 34.5 për qind, konkretisht 244.5 milionë dollarë kemi pasur për vendet e Bashkimit Evropian. Eksporti i këpucëve turke në vendet e BE-së është rritur për 34.6 për qind në raport me vitin paraprak. Rritja e eksportit ka kontribuar në dërgesën e shpejtë dhe cilësore të afërsisë gjeografike të Evropës”, theksoi Cetin.

Ai theksoi se sektori në fjalë ka kapacitet prodhues prej 500 milionë palë në vit. Cetin shtoi se shumë kompani evropiane janë të kënaqur me këpucët e prodhuara turke. “Ne me këtë krenohemi. Sivjet kemi ndërmend që të rrisim eksportin për 20 për qind. Në vitin 2015 eksporti drejt Rusisë arrinte 246 milionë dollarë, ndërsa vitin e kaluar u ul në 105 milionë. Me zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë këtë vit presim rritje të konsiderueshme”, shtoi Cetin.

TË NGJAJSHME