Rtv Pendimi

KEQARDHJA DHE MLLEFI NË LIDHJE RECIPROKE

(Pa shkas)

Frustrimi, për çfarëdo arsye qoftë, nuk duhet të prodhojë mungesë mirësjelljeje. Njerëzit lindin dhe vdesin çdo ditë. Mes ditës së lindjes dhe asaj të vdekjes, ata zgjedhin të jetojnë si duan. Llogari i japin Zotit, por jo detyrimisht njëri-tjetrit. Gabojnë dhe ia qëllojnë dhe me këtë krijojnë pozicionime pro apo kontra.
Në kushte normale ndoshta e kemi luksin të kritikojmë apo edhe të shfryjmë mllef. Me apo pa arsye dhe në mënyrën e duhur ose të gabuar.
Ndërsa kur tjetrit i ndodhë fatkeqësia, ne ngushëllojmë apo bashkëndiejmë. Nëse jo, heshtim. Por në asnjë mënyrë nuk shfryjmë mllef e lëre më të ofendojmë.

Hoxhë Ekrem Avdiu

TË NGJAJSHME