Ata el-Hurasani e kishte takuar Vehb bin Munebihin duke bërë tavaf rreth Qabes dhe i ka thënë: Me trego një hadith që ta kujtoj nga ti në këtë vend. Ai tha: Allahu xh.sh., Davudit a.s. i ka thënë:” O Davud pasha madhështinë dhe fuqinë Time, ai që nga robërit e mi kërkon strehim vetëm tek Unë, ndësa Unë këtë e kuptoj nga qëllimi i tij, edhe sikur kunder tij të ngrihen shtatë qiejt edhe ajo që ndodhet në ta dhe shtatë tokat edhe ajo që ndodhet në to, Unë do ti ofroj shtegdalje nga kjo. Pasha madhështinë dhe fuqinë Time, ai që nga robërit e Mi kërkon strehim nga dikush tjetër pos Meje , ndërsa Unë këtë e kuptoj nga qëllimi i tij, Unë do t’ia ndërpres lidhjen me qiellin, ndërsa tokën nën këmbë do t’ia hap dhe nuk do të interesohem fare se ku do të përfundojë.”
(Transmeton Ahmedi)
Hoxhë Fadil Musliu