Rtv Pendimi

KËRKOJE DIJEN!

Allahu e ka lavdëruar dijen, i ka nderuar dijetarët, i ka ngritur në shkallë të larta ata dhe u ka dhënë shpërblime të mëdha…
Allahu i lartësuar thotë:”Allahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. Allahu është i Njohur mirë me atë që punoni”.(El-Muxhadele:11).
Ndërsa, Pejgamberi(alejhi salatu ve selam) ka thënë:”Kush ec rrugës për të kërkuar dije, Allahu ia lehtëson rrugën e xhenetit”. (Muslimi).
Mësoje dijen sepse është adhurim, është shoqëruesi yt në vetmi, miku yt kur je në gurbet, udhërrëfyes në bollëk dhe në vështirësi, armë kundër armikut, stolisje pranë miqëve, ndriçues i rrugës së xhenetit…(Muadhi r.a).
Kërkoje dijen sepse për ty kërkojnë falje melaqet, banorët e qiejve e të tokēs, çdo gjë e thatë ose e njomë…
Kërkoje dijen sepse je pjestarë i ymetit të IKRA-së (Lexo)…
Thuaj:” Zoti im, më shto dituri!”(Taha:114).
Allahu na dhuroftë dije të dobishme dhe na ruajtë nga dija e padobishme!

Shkruar nga hoxha Fadil Muslu.

TË NGJAJSHME