Rtv Pendimi

Këshilla dietike nga Ministria e Shëndetësisë për Ramazanin

 

TIRANE – Ministria e Shëndetësisë për herë të parë ka publikuar në wibesiten e saj në internet për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit disa këshilla dietike për ndryshimin e regjimit të ushqyerjes gjatë këtij muaji.

Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë të veçantë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 16-18 orë në ditë.
 
Një ndër këshillat kryesore është qëndrimi në vende të freskëta dhe me hije për t`u mbrojtur nga dielli pasi gjatë orëve të mesditës temperaturat janë më të larta.

Duke vazhduar më tej me këshillat praktike e deri tek shembujt e ngrënjes së dy vakteve kryesore që është syfyri dhe iftari. Kështu, në vaktin e Syfyrit një dietë e ofruar nga Ministria e shëndetësisë do ishte:

Syfyr
Dy feta bukë

Omeletë me perime ose vezë të ziera fort

Feta të përgatitura nga dy perime të ndryshme

Gjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri

Çaj bimor

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm

Ndërsa për vaktin e Iftarit do të ishte e rekomandueshme që të personat që agjërojnë të konsumojnë këto ushqime:

Shembull i një vakti – Iftar
 
Supë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur)

Sallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit

Perime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi)

Gjoks pule i pjekur

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku – See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/k-shilla-dietike-nga-ministria-e-sh-ndet-sis–p-r-ramazanin-225764.html#sthash.7STE0Wlp.dpuf

TË NGJAJSHME