Rtv Pendimi

Këshilla ushqimore për mbrojtje nga kanceri i prostatës

 

Mënyra e ushqyerjes së meshkujve ndikon në rritjen e rrezikut e kancerit të prostatës, tregojnë studimet e fundit. Ja disa këshilla rreth ushqyerjes dhe të cilat ju ndihmojnë të parandaloni problemet e prostatës.

– Një program i pasur me fibra, karbohidrate, me pak yndyra dhe proteina ul me 70% rrezikun e kancerit të prostatës. Këtu ka shumë rëndësi lloji i burimit të karbohidrateve. Ndërkohë që karbohidratet komplekse ulin rrezikun, karbohidratet e thjeshta e rrisin atë.

– Krahas kësaj edhe konsumimi i tepërt i qumështit rrit rrezikun e kancerit. Studimi ka treguar se vetëm qumështi e rrit këtë rrezik, ndërsa produktet e tij si kosi, djathi, akullorja etj nuk përbëjnë rrezik.

– Ashtu si tek sëmundjet e tjera sindroma metabolike ndikon negativisht edhe tek kanceri i prostatës.

– Edhe niveli i mineralit kalcium është shumë i rëndësishëm. Personat që kanë një nivel të ulët kalciumi në gjak janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës se ato që kanë një nivel normal.

– Tregoni kujdes dhe konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë.

– Pakësoni konsumimin e alkoolit dhe pijeve me acidë dhe kafeinë.

– Ushqehuni me produkte të pasura me fibra, zarzavate, fruta, bishtajore dhe drithëra.

– Minimizoni konsumin e mishit të kuq, përpiquni të konsumoni mishin e pulës dhe peshkun. Acidi omega 3 i gjendur tek peshku mbron ndaj prostatës.

– Ushqehuni me produkte të pasura me antioksidues, veçanërisht me likopen dhe vitaminë C të cilët janë dy përbërës shumë të rëndësishëm në luftimin e kancerit. Konsumoni shumë domate dhe shalqi.

– Seleni njihet si mbrojtës kundër prostatës, shkruan Start. Tek personat me probleme të prostatës është vënë re një nivel i ulët seleniumi.

– Zinku është një mineral i rëndësishëm për trupin tonë. Mungesa e tij ndikon negativisht në funksionet qelizore.

– Mbani gjithmonë në kuzhinën tuaj produkte si brokoli, lakra, lulelakra, grejpfrutin e kuq, shalqirin, domaten, çajin jeshil dhe hudhrën.

TË NGJAJSHME