KËSHTU ËSHTË JETA DHE LIGJI I SAJ

Kështu është jeta dhe ligji i saj, askujt nuk i intereson për ty, përveçse atij që ka kaluar nëpër të njëjtat sprova gjatë jetës.
Nëse dëshiron diçka, para teje duhet të vendosësh qëllime të vogla dhe t’i kapërcesh ato, derisa të arrish te qëllimet e mëdha.
Jeta thjesht është një rrugë jo e shtruar, ku në të është i përhapur terri i natës dhe ti kalon nëpër të dhe nuk sheh asgjë dhe e pret fundin.
Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, vër para teje një qëllim madhështor dhe synim kryesor, dhe përpiqu për hir të tij.
Mundimet për të arritur deri te synimi yt në fillim ndihen si lodhje, mirëpo më pas ato shndërrohen në kënaqësi, kurse arritja e qëllimit jep lumturi dhe gëzim të thellë në shpirt dhe zemër.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU