KËSHTU ËSHTË JETA DHE LIGJI I SAJ!!

Kështu është jeta dhe ligji i saj … askujt nuk i intereson për ty, përveç se atij që ka kaluar nëpër të njëjtat sprova gjatë jetës.

Nëse dëshiron diçka, para teje duhet të vendossh qëllime të vogla dhe t’i kapërcesh ato … derisa të arrish tek qëllimet e mëdha.

Jeta thjesht është një rrugë jo e shtruar ku në të është i përhapur terri i natës … dhe ti kalon nëpër të .. dhe nuk sheh asgjë dhe e pret fundin.

Nëse dëshiron të jetosh i lumtur, vë para teje një qëllim madhështor dhe synim kryesor … dhe përpiqu për hir të tij.

Mundimet për të arritur deri te synimi yt në fillim ndjehen si lodhje, mirëpo më vonë ato shndërrohen në kënaqësi … kurse arritja e qëllimit jep lumturi dhe gëzim të thellë në shpirt dhe zemër.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU