Rtv Pendimi

KËSHTU MUND TË DUKET AUDI PICK-UP

Kompania Audi kohëve të fundit ka njoftuar se nuk planifikon që të ofrojë në treg modelin Pick-up, së paku jo në të ardhmen e afërt.

Ky lajm vjen pas njoftimit se kompania Mercedes deri në fund të dekadës do të paraqesë modelin e vet Pick-up, i cili do të ndërtohet në bashkëpunim me aleancën Renault-Nissan, dhe i cili ndoshta do të mbajë etiketën Mercedes GLT.

Kreu i dizajnit i kompanisë Audi, Marc Lichte, për këtë rast për media ka njoftuar se do të ishte shumë e vështirë të implementohet fjalori dizajnues i ri i Audi-së në këtë lloj të veturës, transmeton Koha.

Megjithatë, Lichte nuk përjashtoi krejtësisht mundësinë që një ditë do të mund ta shohim në ofertë edhe versionin Pick-up të kësaj marke, por kjo gjë nuk do të ndodhë, së paku jo në të ardhmen e afërt.

 

Sidoqoftë, një dizajnuesi i pavarur ka bërë disa render jozyrtar, me të cilat ai ka shfaqur vizionin e tij për një model të mundshëm të Audi Pick-up.

Dizajnuesi për projektimin e këtij modeli është bazuar në konceptin Audi Allroad Prologue, i cili është prezantuar në panairin e veturave në Shanghai.

Të kujtojmë, për lëvizjen e Audi Allroad Prologue përkujdeset sistemi hibrid plug-in, i cili përbëhet nga motori benzinë 4.0-litër Twin-Turbo TFSI V8 dhe nga motori elektrik, po ashtu posedon baterinë litium-jon prej 14.1 kWh, dhe është i kombinuar me marshin Tiptronic me 8 shpejtësi dhe për tërheqje shfrytëzon sistemin 4×4. Fuqia e kombinuar e kësaj veture është me kapacitet prej 734 kuaj fuqi.

TË NGJAJSHME

IOS
ANDROID
DONACION
DËRGO MESAZH