KËSHTU PUNOHET PËR ISLAM

(Tregimi i një gruaje në Brazil)
Një punë biznesi dhe unë u gjenda në Sao Paulo të Brazilit. U vendosa në një hotel afër qendrës islame të këtij qyteti, dhe një herë, shkova edhe në xhami të kësaj qendre për ta falur namazin e sabahut. Moti ishte i ftohtë dhe me shi por me të hyrë në xhami trupin dhe shpirtin tim disi e kaploi një ngrohtësi e thellë. Por më befasoi prania e një gruaje e cila ishte ulur në fund të xhamisë me një mindil mbi kokë dhe me rroba joislame. Mu duk disi e çuditshme dhe në kokë me silleshin pyetje por arritja me kohë në namaz ndali rrjedhën e këtyre pyetjeve. Ishim vetëm tetë falës, dhe njëri nga ne, afër të 50-ve, pas namazit u ngrit dhe me një anglishte të rrjedhshme foli e tha: Jam nga Zelanda e Re dhe ushtroj detyrën e avokatit. Kam lindur atje nga prindër muslimanë. Pasi që u rrita u njoftova me Islamin e vërtetë dhe jo atë trashëgimtar. Përjetova një kënaqësi të veçante dhe u bëra kureshtar që t’i thërras edhe të tjerët në Islam që kështu ta largoj barrën për këtë nga supet e mia. U caktova që të predikoj Islamin në internet. Bisedova me shumë njerëz, një prej të cilëve është edhe ajo grua në fund të xhamisë. Bisedën e filluan rreth profesionit. Edhe ajo është avokate. Më pas bisedat tona vazhduan për fe dhe besime. Ia sqarova mirësitë dhe veçoritë e Islamit dhe pas disa muaj predikimi e diskutimi ajo pajtoi, me vullnet dhe besim, ta përqafon fenë islame. Meqë ajo nuk kishte gjetur dikë që do t’i ndihmonte në këtë rrugë të re dhe pas kërkimit të qendrave fetare islame, që kishte gjetur vetëm një dhe atë të mbyllur, u frikësova se ndoshta vendosmëria e kësaj gruaje për Islam do të zbehet kështu që erdha drejtpërdrejtë nga Zelanda e Re të prezantoj në publikimin e Islamit të saj, për mësimin e disa parimeve kryesore të fesë, si dhe për vënien e saj në kontakt me disa muslimane këtu. Po të mos kisha disa punë shumë me rëndësi në Zelande të Re do të qëndroja disa ditë këtu. Frika se mos vdekja do ta rrëmbejë ndonjërin prej nesh para se ta realizojmë këtë që thashë më detyroi të ngutem në këtë gjë. Ajo tash do të vjen dhe para jush do të shqiptoje shehadetin-deklaratën islame para jush.
Erdhi gruaja dhe shqiptoi shehadetin.
Tash u qetësova- tha njeriu. Mua më duhet të kthehem në Zelande të Re ndërsa këtë grua ua lë amanet ju. Mbetet përgjegjësi juaja ndihma dhe përkrahja e saj.
Një vendas u ngrit dhe tha: Unë e marrë përsipër atë. Unë jam i martuar me braziliane dhe ajo do të qëndroj tek gruaja ime….
Më kapi një rrëqethje në trup ndërsa lotët e mia kishin vërshuar fytyrën time. Vërejta se edhe ata që ishin pranë meje të gjithë qanin…Qanin ngase ende paska njerëz që për hire të shpëtimit të një shpirti nga zjarri i Xhehennemit japin çdo gjë që kanë; të mirën e të shtrenjtën. Kishte njerëz që qanin nga gëzimi, e kishte që qanin edhe nga turpi ngase nuk kishin bërë asgjë për këtë fe. Për fund mos harroni se ky thirrës musliman ka përshkuar gjysmën e globit për ta falur me ne namazin e sabahut në Sao Paulo, dhe tash, unë dhe ti, çfarë kemi bërë?
Nga arabishtja: Sedat G. ISLAMI
12-12-2007, e mërkurë
Vushtrri, Kosovë