KËTA PERSONA E MERITOJNË TË FALËNDEROHEN

Falënderim për atë që punon dhe ka profesion për t’u pasur zili dhe nuk e nxjerr në foto zyrën e tij dhe takimet që i realizon në të që mos t’ua thyen zemrën shokëve të pa punë.

Falënderim për atë që e do gruan dhe asaj ia shpreh për çdo ditë atë dashuri pa mos e kuptuar të tjerët nëpër rrjetet sociale se sa e do ai gruan e tij .

Falënderim për atë që për ndonjë arsye detyrohet të ha jashtë shtëpisë, nëpër restorante, dhe nuk i fotografon ushqimet që i ha, duke u përkujdesur që mos t’i prek ndjenjat e nevojtarëve.

Falënderim për atë që për çdo ditë kontribon në të ndihmuarit e njerëzve, pa bërë fotografi për aktivitetet e tij, që të paraqitet para tjerëve se është bujar dhe fisnik.

Falënderim për atë që nuk i fotografon fëmijët e tij, para se të shkojnë dhe pasi të vijnë nga shkolla, duke u përkujdesur që mos t’i pikëllon ata që nuk kanë fëmijë.

Falënderim për atë grua që përgatiti për burrin dhe fëmijët e saj ushqimin më të mirë dhe atë nuk e përhapi nëpër rrjetet sociale ta shohin të tjerët.

Falënderim për atë që udhëton me aeroplan apo me tren nëpër vende të ndryshme dhe nuk e përhap atë nëpër rrjetet sociale duke e ruajtur privatësinë e tij.

Falënderim për ata mendjengriturit që e dinë se në mesin e tyre ka mijëra njerëz naiv dhe nuk i lëndojnë ata në asnjë lloj forme apo mënyre.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU