Rtv Pendimi
Probleme shpirtërore & shoqërore

KËTO FJALË IA VLEN PËR T’I LEXUAR

Gruaja thotë: “Pasi kaluan 18 vjet martesë me burrin dhe brenda gjithë kësaj periudhe gatimi të ushqimit për familjen, në fund e përgatita darkën më të keqe të jetës sime.
Mishi ishte djegur, perimet nuk ishin zier mirë, sallata kishte shumë kripë, kurse burri im, gjatë tërë kohës së ngrënies së ushqimit mbeti i heshtur. Mirëpo, para se të filloja t’i pastroja enët m’u afrua dhe më përqafoi, e i thashë pse ky përqafim?!” U përgjigj: “Ushqimi yt sonte ishte sikurse ushqimi i nuses së re dhe e pashë të arsyeshme që të sillem me ty sikurse me nusen e re.”
[Kjo është dashuri]
Një ditë prej ditëve, vendosën i tërë fshati të dalin e ta falin namazin e shiut, e u tubuan të gjithë për namaz, kurse njëri prej tyre me vete kishte marrë një çadër.
[Kjo është bindje]
Fëmija njëvjeçar, kur e ngrisin lart kah qielli qeshet, sepse e di se do ta presin dhe nuk do ta lënë të bjerë në tokë.
[Kjo është pafajësi]
Për çdo natë përgatitemi për gjumë dhe nuk jemi të sigurt se a do të zgjohemi nga shtrati në mëngjes dhe prapë vazhdojmë të planifikojmë gjëra për ditët që vijnë.
[Kjo është shpresë]
Buzëqesh!
Çdo person që e takon ka brenga të shumta.
Mos mendo për atë që nuk e posedon e ta humbësh atë që e posedon.
[Kjo është jeta]

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Të ngjajshme

KUR MËSOHEMI ME BEGATI!

Irfan Jahiu

ALLAHU NA RUAJTTË NGA SHERRI I TYRE

Irfan Jahiu

DUAJA DHE DOBITË E SAJ

Irfan Jahiu

RREZIKU I PADREJTËSISË

Irfan Jahiu

REALITETI I LUMTURISË DHE BURIMI I SAJ

Irfan Jahiu

NDËSHKIMI I BESIMTARËVE

Irfan Jahiu

MË I MIRI PREJ JUSH ËSHTË AI QË E MËSON KUR’ANIN DHE UA MËSON TË TJERËVE

Irfan Jahiu

ZILIA DHE DËMI I SAJ

Irfan Jahiu

VESVESET E SHEJTANIT DHE MBROJTJA PREJ TIJ

Irfan Jahiu