A jeni ju një nga 53 milion personat në botë që vuajnë nga artriti? Artriti është sëmundje, që përfshin përafërsisht 100 çrregullime të nyjave, të cilat i prekin të rriturit dhe fëmijët. Kjo sëmundje shkakton dhimbje të nyjave, inflamacione dhe probleme në lëvizje. Artriti është sëmundje progresive, prandaj me kalimin e kohës mund të përkeqësohet duke dëmtuar edhe lëkurën dhe organet.
Gjithsesi, nëse dëshironi që t’i mbani simptomat nën kontroll, atëherë është e rëndësishme, që të ndiqni disa rregulla sidomos kur vjen puna tek ushqimi.
Disa nga ushqimet, që njerëzit me artrit nuk duhet t’i përdorin janë:
Ushqimet e skuqura– këto produkte janë një nga arsyet kryesore të inflamacionit të trup. Produktet e skuqura përpos që e rrisin rrezikun e diabetit, sëmundjeve të veshkave dhe zemrës, ato gjithashtu e përkeqësojnë gjendjen e artritit dhe e rrisin inflamacionin.
Vaji i misrit– është një armik tjetër i shëndetit. Ai e rrit inflamacionin në eshtra dhe shkakton dhimbje.
Duhani– tanimë dihet se duhani është një shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve. Artriti është një sëmundje tjetër, e cila përkeqësohet si pasojë e pirjes së duhanit.
Ëmbëlsirat– në përgjithësi produktet që përmbajnë ëmbëlsues artificialë shkaktojnë inflamacion në organizëm. Sheqeri artificial shkakton gjithashtu plakje të parakohshme.
Produktet e bulmetit– janë disa produkte të tjera, të cilat janë të dëmshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga artriti. Proteinat që këto produkte i përmbajnë shkaktojnë dhimbje dhe përkeqësim të simptomave të artritit.
Disa produkte të tjera, të cilat nuk preferohen për njerëzit me artrit janë: karbohidratet e rafinuara, yndyrat trans dhe alkooli. /Express