Mishi i përpunuar
Mishërat e përpunuar janë me kalori, yndyrë dhe natrium të lartë. Konsumimi i këtyre produkteve rregullisht ju vë në rrezik për trashje, diabet, sëmundje të zemrës dhe kancer.
Çfarë janë saktësisht mishërat e përpunuar, sidoqoftë? Çdo mish që është kripur apo ka kaluar nëpër një proces kimik – si mishi i hamburgerëve dhe mishërat e darkës – bien në këtë kategori, transmeton Lajmi.net.
Ushqimet me yndyrë të ulët
Për disa dekada, dyqanet ushqimore kanë qenë të mbushura me produkte të shënuar me “yndyrë të ulët” dhe populli amerikan sidomos, vazhdon t’i konsumojë atë çdo ditë e më shumë dhe çdo herë e më shumë po vuajnë nga trashësia.
Si ndodhë kjo? Këto ushqime me yndyrë të ulët janë të mbushura me trans-yndyrna të cilat janë të këqija për zemrën tonë dhe nivelet e kolesterolit, dhe ato gjithashtu kompensojnë humbjen e shijes me sasi të larta të sheqerit dhe sodiumit.
Mojaneza
Në rregull, të gjithë e dimë se majoneza nuk është i shëndetshëm mbi të gjitha, por ndoshta nuk jeni duke e kuptuar se sa i pashëndetshëm është ai. Një lugë gjele majonez përmban 90 kalori, 10g yndyrë dhe 90mg sodium. Ky është një ushqim i cili duhet të përdoret shumë me masë, transmeton Lajmi.net.
Ushqimet e ftohta në darkë
Amerikanët e dashurojnë komoditetin, dhe kjo ka ndikuar që ushqimet e ftohta në darkë të bëhen një shtyllë kryesore në dyqanet ushqimore. Ndërsa disa prodhues kanë punuar për të krijuar opsione më të shëndetshme, shumica e tyre janë jashtëzakonisht me kalori dhe sodium të lartë.
Margarina
Margarina është bërë shumë e përdorueshme nga konsumatorët për arsye se ata mendojnë se kjo është një zgjedhje e shëndetshme e yndyrës. Por margarina është e mbushur me vajra të hidrogjenuar të cilët janë të njohur për shkaktimin e kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe më shumë.
Pijet me sheqer
Kërkoni që të humbni peshë? Pijet me sheqer janë gjëja e parë që doktorët e sugjerojnë që duhet ta eliminoni. Por këto pije nuk janë vetëm një shqetësim për trashje. Pirja e rregullt e pijeve me sheqer (si coca-cola dhe të tjera) është i lidhur gjithashtu edhe me dëmtim të veshkave, kancer, sëmundje të zemrës dhe diabet.
Këto ishin publikuar nga Shkolla Publike e Shëndetit në Harvard.
– See more at: http://lajmi.net/ushqimet-me-te-keqija-qe-jeni-duke-i-ngrene_100089545.html#sthash.3jtUSPLC.dpuf
mesazhi.com