Këto ushqime nuk duhet t’i hani gjatë shtatëzanisë

Kujdesi me ushqimin gjatë shtatzënisë është i një rëndësie të veçantë.

Janë disa ushqime të cilat nuk preferohen të konsumohen gjatë muajve të shtatzanisë, për arsye të ndryshme që lidhen me shëndetin e përgjithshëm të nënës dhe fëmijës.

Vezët e pa gatuara: Vezët janë shumë të rëndësishme dhe preferohen të konsumohen gjatë shtatzënisë mirëpo ato nuk guxojnë të jetë të pa gatuara mirë. Vezët e pa gatuara mirë mund të ju shkaktojnë infeksione, mundime e të vjella.

Qumësht dhe produkte të qumështit të pa sterilizuara: Sikurse vezët, edhe produktet e qumështi janë një domosdoshmëri gjatë shtatzënisë mirëpo ato të pa sterilizuara asesi nuk bënë që ti konsumi. Kjo ngaqë mund të shkaktojnë infeksion bakteriale të shkaktuar nga një baterie prezent në këto produkte.

Vajërat bimorë: Zakonisht është spekuluar se produktet bimore si ato të lirit, karamelet nga mente, kamomili, çaj jeshil mund të rrisë rrezikun lindjes se bebes me peshë të ulët. Ndërsa, një studim i publikuar në vitin 2012 tregoi se konsumimi i produkteve bimore edhe gjatë dy tremujorëve të fundit nuk rrit rrezikun lindjes së bebeve me peshë të ulët mirëpo pse të rrezikojmë?

Ushqimi kinez: Është më mirë të qëndrojmë larg kësaj kuzhine gjatë gjithë nëntë muajve të shtatzënisë. Arsyeja është se ushqimet kineze kanë përbërje të lartë të natriumit që mund të vonojë rritjen e fetusit dhe pengon shtimin në peshë të foshnjave pas lindjes, sipas një studimi të bërë në minj.

Ëmbëltuesit artificialë: Nuk ka shumë informacione të bazuara rreth efekteve të ëmbëltuesve natyral mirëpo disa studime të fundit thonë se ëmbëltuesit artificial mund të çojnë në lindje të parakohshme dhe është më mirë që të mos rrezikoni ti përdorni.